Prej ditësh po flitet në mediat italiane për një tradhëti të futbollistit të Milanit Zlatan Ibrahimoviç ndaj gruas së tij prej 20 vitesh.
Mediat rozë kanë shpërndarë lajmin se suedezi është lidhur me moderatoren e futbollit Diletta Leotta, pasi të dy janë parë shumë afër njëri-tjetrit.
Zlatan dhe Diletta janë imazhi i aplikacionit Fitnnes, por ka qenë një darkë mes miqsh në Milano ajo që ka ngritur dyshimet më të mëdha.
Por më në fund moderatorja ka thyer heshtjen dhe ka sqaruar gjithçka në lidhje me futbollistin. Ajo ka folur nëpërmjet përfaqësuesit të saj, i cili është shprehur se nuk ka asgjë mes të dyve, por janë vetëm miq.
Nuk dihet sa e vërtetë është kjo, pasi edhe moderatorja ka pak kohë që është vetëm pas ndarjes më një boksier.