Ish-konkurrentja e “Big Brother Vip” Xheisara Frisku e ftuar në “Live from Tirana” ka treguar eksperiencën e saj në BBV, por edhe gjëra të ndryshme nga jeta e saj personale.
Një ndër to ka qenë edhe “marrëdhënia me letrat angleze”, ku ka thënë “Unë jam British, jam në një marrëdhënie me letrat angleze dhe nuk më plas çfarë thotë mileti”.
Më konkretisht, ajo është shprehur:
Unë nuk jam e martuar, as videoklip nuk kam bërë, unë tashmë jam British. Jam në një marrëdhënie me letrat angleze dhe nuk më plas çfarë thotë mileti. Na duhen ato letra. Këtë nuk e kam thënë asnjëherë. Jam e lumtur se bëra atë që doja. Unë kam një bllok që shkruaj gjithmonë gjërat para se të vijë viti. Qëllimi im ka qenë kjo, “Big Brother”, disa produksione që do ua marr dikujt së shpejti pra deri në fund të vitit 2022 do i kem mbyllur të gjitha.