Kejvina Kthella është një ndër modelet më të komentuara shqiptare, e cila merr gjithmonë vëmendje me çdo paraqitje të saj. Jeta e saj personale është bërë gjithmonë temë diskutimi, ndërkohë që së fundmi ajo është përfolur se ka nisur një romancë të re me djalin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Thuhet se “sebepi” për njohjen e Kejvinës me Endritin është bërë Tayna. Mirëpo, duket se këto lajme nuk i ka pritur aspak mirë modelja e cila ka vendosur të reagojë përmes një postimi në Instastory ku mohon lidhjen e re, por postimin e ka fshirë pak kohë më pas.
“Portale të dashura që ma keni bërë jetën malore, do ju lutesha shumë të ngadalësoni pak me këto lajmet e dashuriçkave. Çdo ditë zgjohem me një dashuri të re falë jush. Të paktën bëni një lajm në muaj ashtu siç vetëm ju dini të bëni.
Edhe do ju këshilloja të bëheni më profesionalë me shkrimet që bëni edhe jo sikur bëni thashetheme në kafe. PS: shkruani ndonjëherë ndonjë gjë të bukur se gratis e keni, shpërndani pak pozitivitet. Faleminderit dhe mos harroni, nesër një të dashur të ri eee”, shkroi Kejvina si për t’i sqaruar të gjithë që s’ka gjë të vërtetë në këto aludime.”, shkroi Kejvina.