Punimet janë duke vazhduar me intensitet të lartë në Fadil Vokrri.
Si stadiumi i vetëm i cili plotëson kushter për garat evropiane, Fadil Vokrri duhet të jetë i gatshëm në muajin korrik.
Ballkani, Llapi, Drita dhe Malisheva nuk kanë një stadium tjetër për t’i zhvilluar ndeshjet e tyre në garat evropiane, dhe për këtë FFK është duke bërë maksimumin.
Sot ka filluar shtrirja e barit hibrid, dhe punët po vazhdojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.