Artisti i popullarizuar shqiptar, Butrint Imeri, prej disa ditësh ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Përmes rrjeteve sociale, ai bëri të ditur së është në përgatitje të një kënge të quajtur, “Phantom”.
Megjithatë, në klipin e tij gjithë vëmendjen e ka rrëmbyer modelja nga Peja, Arta Nitaj.
Butrint Imeri (Foto: Instagram)
Imeri ndërkohë pak më parë solli edhe një pjesë tjetër nga klipi, i cili pritet të publikohet nesër në orën 20:00.
Në këtë fragment të shkurtër, Arta shfaqet tejet provokuese në të zeza duke shkuar në drejtim të krijuesit të hitit “Alea”.
Për më shumë, presim të shohim nesër (e martë) se çfarë ka përgatitur Butrinti për admiruesit e muzikës së tij.
https://www.instagram.com/p/CJEjURKFqvU/?igshid=148fx22l64y9m