spot_img

Sylvinho skicon formacionin për Moldavinë

spot_img

Dëmtimet, mungesat, apo mos eksperienca, kanë qenë detaje që kanë ndikuar shumë në aventurën e kuqezinjve ndër vite, por kjo i përket të shkuarës. Ky ekip që ka ndërtuar Sylvinho i ka të gjitha, ka cilësi, ka shumë lojtarë në dispozicion, futbollistë me nivel shumë të lartë, duke bërë që të mos ndihen as mungesat e dy yjeve si Broja apo Kumbulla. Si rrallë herë, Shqipëria fluturoi drejtë Moldavisë me grupin e plotë, të 24 lojtarët e thirrur nga Sylvinho, të gjithë janë në top formë, asnjë shqetësim, asnjë dëmtim, pasi edhe Kristjan Asllani është rikuperuar plotësisht.

Mungesa e vetme, nga lista fillestare ishte ajo e Arlind Ajetit, por me grupin u rikthye Ardian Ismajli, ky do të jetë ndryshimi i vetëm në raport me sfidën e fundit, atë kundër Republikës Çeke. Kur bëhet fjala për formacionin startues, Sylvinho ka vërtetuar se ndryshon pak ose aspak, kështu do të jetë edhe kundër Moldavisë. Në portë Berisha zbret titullar për të siguruar biletën e dytë në një Evropian. Të njëjtin fat pritet të ketë edhe Hysaj që do të vendoset në krahun e djathtë, ndërsa Gjimshiti dhe Ismajli do të formojnë dyshen e qendrës. Mitaj në të majtë kompleton prapavijën.

Nuk ndryshon as dyshja e mesfushës, Asllani-Ramadani, ndërsa përpara tyre zbret Nedim Bajrami. As treshja e sulmit nuk ndryshon me Seferin në të majtë, Cikalleshi në qendër dhe Jasir Asani në të djathtë.

Në dispozicion të Sylvinho-s në çdo moment janë: Tomas Strakosha, Elhan Kastrati, Jon Mersinaj, Frederik Veseli, Ivan Balliu, Qazim Laçi, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Arbnor Muja, Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Mirlind Daku dhe Arbnor Muçolli.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img