spot_img

Nën vëzhgimin e presidentit Kabashi, Ballkani kthehet nga pushimi me sy kah tre trofetë e mundshëm!

spot_img

FC Ballkani është kthyer në stërvitje pas një pushimi të shkurtër, por të nevojshëm pas një stinori vjeshtor me shumë angazhime.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, doli në fushë ku i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit, Arsim Kabashi.

Ballkani e nis stinorin vjeshtor me Superkupën e Kosovës, që zhvillohet më 20 janar në Antalya të Turqisë, e ku përballë do ta ketë Prishtinën.

Klubi ka postuar disa foto, ku shihet kthimi në stërvitje i Lindon Emërllahut, ndërsa te kampioni në fuqi janë të motivuar për të tre trofetë që janë në garë.

“Pas një pushimi të shkurtër dimëror, skuadra është rikthyer në stërvitjet e rregullta. Ato nisën sot me përkushtimin maksimal, ku të gjithë jemi me motivin më të lartë të mundshëm, drejt synimeve tona të qarta, duke filluar nga Superkupa e cila zhvillohet këtë muaj, Kupa e Kosovës sikurse edhe objektivi kryesor, titulli i tretë kampion. Na pret një pranverë e nxehtë, ku së bashku me ju, urojmë dhe mbi të gjitha besojmë t’ia dalim”, shkruhet në postimin e klubit.

Ballkani ndeshjen e parë pas rikthimit nga Turqia do ta zhvillojë me 4 shkurt në 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, kundër Vëllaznimit në shtëpi. Ndërkohë kampionati kthehet me 10 shkurt, ku Ballkani është mysafir i Lirisë.

Ballkani stinorin vjeshtor e ka mbyllur në pozitën e parë me 40 pikë, para Llapit e Dritës që kanë nga 34 pikë.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img