Opinioni publik sot është zgjuar me një lajm që Federata e Futbollit të Kosovës ka nisur negociatat me trajnerin kroat, Nenad Graçan, për ta emëruar në postin e trajnerit të Kombëtares së Kosovës, megjithatë duket se është lajm i pavërtetë.
Burime të Ballkanit.info të afërta më Federatën e Futbollit të Kosovës, njoftojnë se nuk kanë asnjë kontakt me ketë trajner.
“Asnjë njeri deri tash nuk ka fol e as nuk është në listën e trajnerëve Graçan. Gënjeshtrat e tilla nuk janë pjesë e FFK-së”, ka thënë burimi.
Të kujtojmë që sot Kosova luan me Bjellorusinë ndërsa aktualisht ekipin e drejton trajneri slloven, Primozh Gliha, i cili pritet ta ketë ketë ndeshjen e fundit.