spot_img

Nënë e vëlla dolën në Merdarë, momenti i mbërritjes në atdhe të trupit të Faton Hajrizit

spot_img

Nëna dhe njëri nga vëllezërit e tij dolën në Merdardë të premten herët në mëngjes për ta pritur arritjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit në Kosovë.

Automjeti me të cilën po transportohej trupi i Hajrizit arriti në Merdarë rreth orës 02:00 të mesnatës.

Pamjet të cilat i siguroi Paparaci nga vendi i ngjarjes tregojnë nënën dhe vëllain e Hajrizit derisa shoqërohen me avokatin Arianit Koci, i cili udhëhoqi procedurat e rikthimit të trupit të Hajrizit në atdhe.

Në një deklaratë për media nga Merdara, Koci tha se këtë javë nisin ekzaminimet shtesë nga institucionet e Kosovës.

“Do të ketë ekzaminime shtesë, është në kompetencë të prokurorit, besoj deri të hënë apo të martën do të kryhen të gjitha”, tha Koci.

Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër. Faton Hajrizi qe arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

NGJARJE TË TJERA

spot_img