spot_img

Nënshkruhet kontrata afër 4 milionëshe: Gjakova po bëhet me një stadium modern

spot_img

Komuna e Gjakovës ka nënshkruar sot kontratë me një konsorcium ekonomik, fitues të tenderit për ndërtimin e tribunës perëndimore të Stadiumit të Qytetit, në vlerë afër katër milionë euro.

Konsorciumi që do ta ndërtojë tribunën perëndimore të Stadiumit të Qytetit në Gjakovë kryesohet nga “Fidani L Sh.p.k”, një kompani ndërtimore me bazë në Deçan, oferta e së cilës u përzgjodh fituese në bazë të kriterit për tenderin e përgjegjshëm me çmimin më të ulët.

Sipas njoftimit në platformën e-prokurimi të autoritetit kontraktues, pra Komunës së Gjakovës, kohëzgjatja e punimeve është caktuar të jetë 36 muaj.

Pas maksimumi tri vitesh, Gjakova dhe Kosova pritet të ketë në dispozicion një stadium të kategorisë së katërt të UEFA-s, i cili mund të jetë nikoqit i ndeshjeve ndërkombëtare për klube, si dhe ndeshjeve të kombëtares së Kosovës.

Stadiumi, sipas projektit, parashihet të ketë kapacitet rreth 14 mijë ulëse

NGJARJE TË TJERA

spot_img