Futbolli italian është në kulminacionin më të lartë në Evropë gjatë dy viteve të fundit.
Atalanta javën e kaluar arriti ta fitonte trofeun e Europa League, ndërsa sonte Fiorentina luan finalen e Conference League, kundër Olympiacosit, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu vitin e kaluar, tre skuadrat italiane arriten në finalet e garave evropiane, por dështuan në fund, me Interin që humbi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt, Roma u mposht nga Sevilla në Europa League, derisa Fiorentina pësoi humbje nga West Ham në Conference League.
Por në rast se sot Fiorentina kurorëzohet me trofeun e Ligës së Konferencës, sezonin e ardhshëm do të jenë nëntë skuadra italiane që marrin pjesë në garat evropiane.
Inter, Milan, Bologna, Juventus e Atalanta do të jenë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, Roma, Lazio dhe Fiorentina në Europa League, derisa Torino në Confernece League.