Dafina Zeqiri ka folur shumë shpesh hapur për ta mbrojtur Kosovës, e sidomos pas rastit me vendosjen e hartës së Kosovës në map të Apple, transmeton Gazeta Metro.
Mirëpo një gjë e ka revoltuar tej mase Dafinën. Bëhet fjalë për peticionin e nisur në “Change.org” drejtuar kompanisë gjigante Apple.
Para disa ditëve u hap ky petincion dhe ishte Dafina ndër të parat nga Kosova që e nënshkroi këtë peticion, me anë të së cilës kërkohet nga Apple vendosja e Kosovës në hartë.
Numri i kërkuar i personave që nënshkruajnë këtë peticion është 200 mijë, ndërsa deri më tani aty janë nënshkruar online vetëm 171 mijë dhe kjo gjë e ka nervozuar Dafinën e cila nuk është duruar pa reaguar në profilin e saj të Instagramit.
“Duhet t’ju vijë turp që i thoni vetes patriota dhe s’po keni kohë të hyni online në telefon (aty ku rrini gjithë ditën e gjithë natën duke qeshur më shumë me njëri tjetrin nga sa e mbështesni!)”, ka shkruar Dafina.
Me këtë ajo i është drejtuar edhe kolegëve të saj të cilët nuk gjetën kohë për të iu bashkuar kësaj nisme.