Afrimitetin e Keisit me Kristin, babai i këngëtares nuk e ka pritur aspak mirë, pasi siç tha ai javën e kaluar banori i Big Brother VIP Albania nuk ka ndjenja karshi vajzës së tij.
“Kristi po luan me dy porta, si dhe po luan me naivitetin e vajzës time”, u shpreh këngëtari nga Shqipëria.
Por, me përjashtimin e Ermionës mëngjesin e ditës së sotme, Sabiani ka pasur edhe një kërkesë për të që lidhet me largimin e vajzës së tij.
Në një video që ai ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet Keisi, Sabiani shkruan: “Ermiona merre edhe gocën time me vete”.
Kujtojmë se puthja gjatë një loje mes Keisit dhe Krisit, irritoi edhe më shumë Sabianin, i cili edhe vendosi të mos e ndiqte më vajzën e tij në Instagram.