Kandidati për president i Partisë demokratike në zgjedhjet presidenciale Joe Biden po udhëheq në tri shtetet më të rëndësishme të “luhatshme” të ShBA-ve në ditën e zgjedhjeve, shkruan New York Times.
Gazeta thekson se përparësia e Bidenit në krahasim me presidentin aktual të ShBA-ve Donald Trump është realizuar duke iu falënderuar mbështetjes së votuesve të cilët nuk kanë marrë pjesë në zgjdhjet e mërparshme presidenciale të vitit 2016, para së gjithash mbështetës të Partisë demokratike.
Bideni prinë në Wisconsin e Pennsylvani, por edhe në Florida e Arizon, ka treguar anketa, të cilën gazeta e ka bërë bashkë me kolegjin Siena. Përparësia e Bidenit është më e theksuar në Wisconsin, ku ka një shumicë absolute të votave dhe një avantazh prej 11 pikësh, ose 52 me 41 përqind.
New York Times vë në dukje se nëse Biden ruan epërsinë në tri nga katër shtetet e anketuara, do të jetë pothuajse me siguri e mjaftueshme që kandidati demokrat të fitojë.