Newcastle United ka nisur një ofertë zyrtare për sulmuesin e Chelseat, Armando Broja.
Pas paraqitjeve të mira që pati këtë sezon me Southamptonin, shtatlarti shqiptar ka ngjallur interesin e shumë skuadrave evropiane.
Chelsea me shumë gjasë do ta lirojë përfundimisht futbollistin, pasi nuk mund t’i premtojë vend startues, kërkesë kjo e kahmotshme e lojtarit, transmeton lajmi.net.
Trajneri i Newcastle, Eddie Howie, e pëlqen shumë lojtarin dhe e ka pikëtuar si objektivin kryesor për majën e sulmit.
Oferta e dërguar nga “The Magpies” është diku rreth 40 milionë euro, së cilës “Blutë” nuk i janë përgjigjur ende.
Vlera aktuale në treg e Brojas, sipas Transfermarkt, është diku rreth 22 milionë euro, ndërsa kontrata me Chelsean i skadon në verën e vitin 2026.