spot_img

Nga kompania thonë se pesë personat në nëndetësen e zhdukur kanë vdekur

spot_img

Kompania “OceanGate” ka bërë të ditur se pesë turistët të cilët ishin në nëndetësen “Titan” e cila u zhduk që nga 18 qershori, kanë vdekur.

Përmes një komunikate, “OceanGate”, ka thënë se Shahzada Dawood, djali i tij, Suleman Dawood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, të cilët synonin të eksploronin anijen Titanik në Oqeanin Atlantik, “kanë humbur”.

“Këta njerëz ishin eksplorues të vërtetë që ndanin një frymë të veçantë aventure dhe një pasion të thellë për të eksploruar dhe mbrojtur oqeanet e botës. Zemrat tona janë me këta pesë shpirtra dhe çdo pjesëtar të familjeve të tyre gjatë kësaj kohe tragjike. Ne shprehim pikëllimin tonë për humbjen e jetëve dhe gëzimin që ata sollën për të gjithë ata që njihnin”, thuhet në komunikatë, shkruan CNN.

Më pas nga kompania u tha se kjo është një kohë e trishtë për punonjësit, të cilët sipas tyre, janë të rraskapitur dhe të pikëlluar për këtë humbje.

“E gjithë familja OceanGate është thellësisht mirënjohëse për burrat dhe gratë nga organizata të shumta të komunitetit ndërkombëtar që përshpejtuan burime të gjera dhe kanë bërë punë kaq të vështirë në këtë mision. Ne e vlerësojmë angazhimin e tyre për të gjetur këta pesë eksplorues, dhe ditët dhe netët e tyre të punës së palodhur në mbështetje të ekuipazhit tonë dhe familjeve të tyre”, thuhet tutje në komunikatë.

Kujtojmë se të dielën, pesë persona kanë hyrë në një nëndetëse, për të eksploruar anijen e Titanikut në thellësi të Oqeanit Atlantik, por pas afro 2 orësh, ata e kanë humbur komunikimin, ku ata kishin bombola të kufizuara të oksigjenit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img