Izolimi në Britaninë e Madhe përfundoi dhe disa të rinj nisën menjëherë që të festojnë këtë fakt. Fëmijët e pasur të “Instagram”-it kanë zbuluar se nuk kanë pritur aspak dhe kanë nisur udhëtimet e tyre në vendet më të ngrohta.
Në profilin e “Instagram”-it, “Rich Kids”, vajzat dhe djemtë e rinj kanë postuar fotografitë ku shfaqen duke shijuar makinat e tyre luksoze dhe avionët privatë.
Të tjerë të rinj nuk kanë ngurruar që të shkojnë te dyqanet e tyre të preferuara që të bëjnë shopping, duke mos u kursyer aspak.