spot_img

Nga prilli, rryma pritet të shtrenjtohet për 15%

spot_img

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) të premten ka njoftuar se ka propozuar që çmimi i rrymës të shtrenjtohet për 15 për qind duke nisur nga muaji prill.

ZRRE-ja ka publikuar raportin konsultativ për të hyrat maksimale të lejuara, ku është propozuar që çmimi i rrymës të shtrenjtohet sërish.

“Ky publikim ofron mundësinë që të gjitha palët e interesuara të shqyrtojnë propozimet dhe të japin komente dhe sugjerime që mund të ndikojnë në përcaktimin e vendimeve përfundimtare mbi tarifat”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.

Komentet mund të dërgohen deri më 28 mars.

ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.

Javë më parë, tri kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kërkuan rregullatorit të energjisë rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.

ZRRE-ja i ftoi konsumatorët, ndërmarrjet e rregullta dhe palët e interesuara për konsultim publik për propozimin e saj për rritje të tarifave të rrymës për 15 për qind.

Vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3 për qind.

Por, një vit më herët, më 2023, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

NGJARJE TË TJERA

spot_img