E ardhmja e Xherdan Shaqirit duket larg Liverpulit, teksa sulmuesi shqiptar po mendon një rikthim në kampionatin italian, aty ku më parë ka luajtur dhe për Interin.
Hapësirat e pakta këtë sezon, kanë bërë që 29 vjeçari të kërkojë një destinacion tjetër. Sipas ‘’Football Insider’’, janë dy opsionet nga Italia, ku Roma dhe Lacio janë ekipet që kanë shfaqur interes për Shaqirin.
Gjithashtu opsioni tjetër është Spanja, me Seviljën si një destinacion të mundshëm.
Për 29 vjeçarin, Liverpuli kërkon 23 milion paund, por mund të bëhet dhe ndonjë sakrificë për shkak të krizës ekonomike nga pandemia.