spot_img

Nga viti i ardhshëm Champions Liga do të transmetohet në këtë televizion falas

spot_img

Në kulmin e halleve të shumta, të majisura edhe nga pandemia e Covid-19, shqiptarët kanë marrë sot një lajm të mirë. E kemi fjalën për dashamirësit e futbollit, atij më të bukurit, emocionuesit dhe elitarit, që përfaqësohet nga klubet më të mira të kontinentit.

Champions-i do të shihet pa pagesë në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar në periudhën 2021-2024. Kjo gjë është konfirmuar nga vetë ekrani në fjalë:

“RTSH, transmetuesi publik, plotëson ëndrrën e shqiptarëve, duke sjellë pa asnjë pagesë shtesë në ekran sezonet 2021-2024 të Ligës së Kampionëve, kompeticionit më të dashur e të ndjekur në mbarë kontinentin tonë, pse jo, edhe në glob. Radio Televizioni Shqiptar fituar të drejtën e transmetimit të “UEFA Champions League” për sezonet 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024. Pasi e ka fituar tenderin e të drejtave televizive, organizuar nga UEFA, tashmë ka nënshkruar zyrtarisht edhe kontratën për paketën e transmetimit pa pagesë në territorin shqiptar, duke filluar nga muaji gusht i vitit të ardhshëm”.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img