Një edukatore në çerdhe ka lidhur një jastëk në fytyrën e një vajze 1-vjeçare duke shkaktuar vdekjen e saj.
Irina Sukhanova, 51 vjeç, është arrestuar nga policia në Zaporizhia, në jug-lindje të Ukrainës, nën dyshimin për vrasje.
Ajo dëshironte të pushonte vajzën e quajtur Alesya nga të qarat pasi ishte kafshuar nga fëmijët e tjerë.
Një video e shkëputur nga kamerat e sigurisë tregon momentin kur ajo i ka lidhur një jastëk mbi fytyrë përpara se të shkonte ta vinte në gjumë. Vajza u mbyt nga të vjellat e saj sepse fytyra i ishte mbuluar, sipas policisë. Ajo vdiq nga pengesa gastrike e traktit respirator.
Në vend që të thërrasë urgjentisht një ambulancë, Sukhanova u përpoq që të fshinte inçizimet e kamerave. Policia rikthehu sërish pamjet e marra nga video dhe edukatorja u arrestua.