spot_img

Nipi i biznesmenit e rrah dru 40-vjeçarin, policia hesht se ka frikë!

spot_img

Një rast dhune ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, i publikuar nga gazetarja Klodiana Haxhiraj. Ajo shprehet se një person i ka treguar një rast dhune në mes të qytetit, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë. Gazetarja thotë se ngjarja i është treguar teksa kishte dalë shëtitje me vajzën e saj.

Ajo shkruan:

Tre persona kanë rrahur në mënyrë barabare një 40-vjeçar në mes të bulevardit “Dyrrah” mbrëmjen e sotme. 40-vjeçari ishte duke ecur me të birin 5 a 6 vjeç. Klithmat e vogëlushit që kërkonte ndihmë kanë rrënqethur të madh e të vogël. E rrahën aq keq, sa kur u ngrit la pas, një pellg gjaku ndërsa cubat e bulevardit, iu hipën makinave e ikën, pa iu hyrë gjemb në këmbë. Nuk ishte i pirë, por nuk ecte dot, e mbante djali i vogël prej dore, edhe shapkat s’dihet ku i përfunduan, mbeti zbathur. I larë në gjak.

Gjithashtu gazetarja bën me dije se një prej agresorëve është nipi i një bisnesmeni në qytet, dhe se policia nuk reagon sepse ka frikë. Ajo shton se mjafton të hapen kamerat e sigurisë dhe ngjarja mund të verifikohet me lehtësi.

Ajo u shpreh:

Të tre cubat janë të identifikueshem, Policia as u duk fare aty. Njëri më thanë është nipi i një biznesmeni. Policia Durrës nëse ka këllqe të mos pyesë asnjë dëshmimtar, por të marrë kamerat e sigurive të bizneseve që e kanë filmuar e t’i thërrasë njëherë në Komisariat, e nëse nuk bën minimalisht këtë, Policia ka frikë! E nëse Policia ka frikë, çfarë i mbetet qytetarit?! Në boulevard ka shumë njerëz në mbrëmje…dhunën ç’njerëzore dhe klithamat e djalit të vogël i kanë parë shumë sy e i kanë dëgjuar shumë veshë! Policia ka kohë që nuk duket në rrugë, që kur bulevardi është bërë arenë e shpjetësisë skëterrë të shoferëve, si puna e këtyre që sot masakruan një baba. Çfarëdo të kish bërë, për më tepër në prani të një fëmijë të mitur nuk ka justifikim përdorimi i dhunës barbare. Nuk isha prezente por di që nuk do kisha bërë sehir, siç bënë sot shumë të tjerë!

NGJARJE TË TJERA

spot_img