spot_img

Nis projekti i madh i modernizimit të “Camp Nou” ja sa para do të investojë Barcelonë në stadiumin mitik

spot_img

Mitiku “Camp Nou” nuk do të jetë shtëpia e Barcelonës në sezonin e ardhshëm. Klubi ka zyrtarizuar këtë lajm ditën e djeshme, duke njoftuar Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF) se ndeshjet në shtëpi për sezonin e ardhshëm do të luhen në “Estadio Olímpico Lluís Companys de Montjuïc”.

Shtëpia e re e përkohshme e Barcelonës ndodhet po në Barcelonë dhe është një stadium, që deri më tani përdorej më së shumti për koncerte dhe ngjarje festive, pasi të gjitha skuadrat e Katalunjës kanë stadiumet e tyre dhe nuk kishin preferuar të luanin në këtë impiant.

Ky stadium është ndërtuar në vitin e largët 1927, teksa rikonstruktimi i fundit daton në vitin 1989. Ai ka një kapacitet prej 55,926 mijë vendesh, shumë i ulët në krahasim me “Camp Nou”, që mund të mbajë rreth 99,000 vende.

Arsyeja e këtij ndryshimi lidhet me rinovimin që do të pësojë “Camp Nou”. Klubi katalanas po mundohet të sigurojë një fond total prej 1.5 miliardë eurosh për të përmbyllur një investim të jashtëzakonshëm, që do ta transformonte “Camp Nou”-n në një pikë gjigante fitimprurëse.

Barcelona pritet të rizhvillojë edhe zonën përreth stadiumit legjendar. Një investim, që ishte parashikuar prej kohësh nga klubi katalanas, por pritet të startojë sezonin e ardhshëm. Në rast se gjithçka shkon sipas planit atëherë punimet për “Camp Nou”-n e ri përfundojnë në nëntor të vitit 2024.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img