FC Kosova Munchen e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë edicion. Në 9 ndeshjet e zhvilluara deri më tani, klubi shqiptar në Gjermani ka arritur t’i fitojë të gjitha ndeshjet.
Të dielën FC Kosova München fitoi kundër MTV München.
Presidenti i klubit, Ilir Sinani është shprehur i lumtur me formën aktuale të klubit.
Ai ka thënë se synimi është të vazhdojnë me këtë ritëm dhe ta përfundojnë sezonin në vendin e parë.