spot_img

Një 61 vjeçar gjendet i vdekur në Prishtinë, Policia jep detaje

spot_img

Sot rreth orës 01:40 në shtëpinë e tij në rrugën “UÇK” në Prishtinë një burrë 61-vjeçar është gjetur pa shenja.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo tha se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Ahmeti njoftoi se me rekomandim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

“Sot rreth orës 01:40 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete. Menjëherë policia dhe ekipi mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes (në shtëpinë e viktimës) në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Me rekomandim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës (mashkull 61 vjeç) është dërguar për obduksion, ndërkohë që policia ka nisë një hetim për këtë rast”, tha Ahmeti.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img