spot_img

Shkupi eliminohet nga UL, e pret fituesin nga Klaksvik vs Ballkani në CL

spot_img

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi ka pësuar humbje nga Shamrock Rovers (1:2) në ndeshjen e kthimit në rrethin e tretë të Ligës së Evropës. Kësisoj, Shkupi është eliminuar nga kjo garë, por tani aventurën evropiane do ta vazhdojë në ‘play-off’-in e Ligës së Konferencës, e ku për rival mund ta ketë kampionin e Kosovës, Ballkanin.

Kjo e fundit, të enjten, e luan ndeshjen e kthimit në Ligën e Konferencës kundër Klaksvikut në Ishujt Faroe. Në ndeshjen e parë skuadra e Ilir Dajës ka fituar 3:2 në “Fadil Vokrri”.

Shamrock kaloi në epërsi në minutën e 65-të me golin e Rory Gaffney. Ai gjuajti nga 25 metra dhe e mposhti Naumovskin që ishte jashtë kuadratit. Pas këtij goli Shkupi shkoi për gjithçka ose asgjë dhe irlandezët e shfrytëzuan këtë për të shënuar edhe një herë në minutën e 85-të me anë të Aidomo Emakut.

Ndërkaq, golin e vetëm për shkupjanët e realizoi Sandey Adetunji në kohën shtesë.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img