spot_img

Një kosovar prezantohet në NBA, skandali është te skuadra amerikane e cila e prezanton me flamurin serb

spot_img

Një basketbollist me origjinë shqiptare, do të luaj në nivelin më të lartë të basketbollit në botë. Ndodh për herë të parë, prej këtij sezoni me 19-vjeçarin Deni Avdija që do të luajë në NBA.

Kosovari është prezantuar te Washington Wizard. Por, ka qenë skuadra amerikane ajo që ka prezantuar turpshëm kosovarin në NBA.

Në postimin zyrtar, Washington e ka prezantuar Avdiajn me flamur të Serbisë. Avdija, ka lindur në Izrael, atje ku është rritur dhe është formuar si basketbollist profesionist duke luajtur për skuadrën e mirënjohur të Makabi Tel Aviv.

Lidhja e tij me origjinën shqiptare vjen nga i ati, Zufer Avdija, i cili ka lindur në Prishtinë në vitin 1959 dhe është trajner dhe ish-basketbollit i mirënjohur që ka luajtur për përfaqësuesen serbe dhe skuadrën e Crvena Zvezdës.

Deni Avdija është vëzhguar për herë të parë në vitin 2016 nga menaxherët e ëizards, të cilët e kanë piketuar dhe së fundi kanë vendosur ta bëjnë pjesë të tyre.

19-vjeçari me origjinë shqiptare realizon kështu ëndrrën e tij më të madhe të një basketbollisti të ri, teksa është gati të tregojë vlerat mes shumë emrash të mëdhenj në etapën më të rëndësishme të karrierës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img