Skuadra e Arsenalit ka barazuar 3 me 3 ndaj Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Premier League.
Qysh në sekondën e 28′ u shënua një gol, dhe ishin mysafirët që me anë të Alcarez treguan se kanë udhëtuar në “Emirates” për befasi.
Edhe dy gola tjerë u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht ishte Theo Walcott që shënoi për 0 me 2 dhe më pas për 1 me 2 shënoi Gabriel Martinelli.
Në pjesën e dytë ishte më spektakolare, ku u shënuan edhe tre gola tjerë.
Ishin mysafirët që me anë të Caleta-Car shënuan për 1 me 3, dhe më pas skuadra e Arsenalit me dy gola të shpejtë barazuan shifrat në 3 me 3.
Golat në fund i shënuan: Odegaard dhe Saka