Merita Zeka është një grua që jeton më dy vajza jetime në një banesë me qira në Ferizaj.
Që nga dita që e ka humbur burrin, ajo ballafaqohet me probleme të përditshme financiare, ku shpesh nuk arrin ta sigurojë as edhe ushqimin për familjen e saj.
Deri tani ka qenë në asistencë sociale, por që edhe ajo i është ndalur. Ajo tani ka mbetur në mëshirën e fatit, ndoshta dikush ia çel derën që ta ndihmojë.
Ajo thotë se nuk ka lënë derë pa trokitur për ndihmë, por vetëm disa i janë përgjigjur thirrjes së saj, të cilët e kanë ndihmuar me gjëra ushqimore.
Për çështje etike nuk kemi publikuar foto të tyre. Merita bën një apel për të gjithë ata që kanë mundësi, ta vizitojnë e të shohim në çfarë gjendje të rëndë ekonomike jeton.
Ajo tregon se njërën vajzë e ka edhe të sëmurë.
Të gjithë ata që kanë mundësi që ta ndihmojnë këtë nënë me dy vajzat e saj jetime, mund ta kontaktojnë në numrin e telefonit: 045 570 354.