Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se i ka sulmuar fizikisht tre persona.
Policia në raportin 24 orësh kanë bërë të ditur se të tre kanë pranuar tretman mjekësor, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht tre viktima kosovarë me ç’rast të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport