spot_img

Një qytetar duarthatë zmbraps grabitësin e armatosur në një market në Prishtinë

spot_img

Një grabitës i armatosur nuk ia ka dalë të realizojë planin e tij gjatë një tentim grabitje në një market të Prishtinës në mbrëmjen e së martës.

Ai është ndjekur nga një qytetar duarthatë që qëlloi në ato momente në market.

Rastin për KOHË-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Më 01.09.2020 rreth orës 20:53 ka ndodhur një tentim grabitje në një market në rrugën ‘Ismet Krasniqi’”, ka thënë ai.

Në një video të publikuar në Facebook nga “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” shihet grabitësi teksa ia drejton armën shitësit, mirëpo pasi qytetari i vërsulet ai ikën nga lokali.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img