Një grup pune i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) është dërguar në Sudanin e Jugut për të hetuar një sëmundje të paidentifikuar që ka vrarë 89 njerëz. Ministria e Shëndetësisë e vendit raportoi se një sëmundje e panjohur kishte vrarë shumë njerëz në qytetin verior të Fangak në shtetin Jonglei. OBSH dërgoi një ekip shkencëtarësh të reagimit të shpejtë në zonë, e cila është një nga më të goditurat nga përmbytjet e fundit, për të mbledhur mostra nga njerëzit e sëmurë. Zyrtarët lokalë të shëndetësisë në Fangak thanë se mostrat fillestare nga të sëmurët kthyen rezultate negative për kolerën. Sheila Baya, nga OBSH tha:
Ne vendosëm të dërgojmë një ekip të reagimit të shpejtë për të shkuar dhe për të bërë vlerësimin dhe hetimin e rrezikut. Ata do të jenë në gjendje të mbledhin mostra nga njerëzit e sëmurë por përkohësisht shifra që morëm ishte se kishte 89 vdekje.
Ekipi i shkencëtarëve duhej të arrinte në Fangak nëpërmjet një helikopteri për shkak të përmbytjeve të rënda në zonë dhe grupi po pret transportin për t’i kthyer ata në kryeqytetin Juba të mërkurën. Në shtetin kufitar të Unity, përmbytjet e rënda kanë rritur përhapjen e sëmundjeve të tilla si malaria dhe kanë shkaktuar kequshqyerje te fëmijët për shkak të mungesës së ushqimit, tha Lam Tungwar Kueigwong, ministri i shtetit për tokën, strehimin dhe shërbimet publike. Nafta nga fushat në rajon kishte kontaminuar ujin, tha ai, duke çuar në ngordhjen e kafshëve shtëpiake. Përmbytjet në veri të Sudanit Jugor i kanë ndërprerë komunitetet të kenë akses në furnizimet me ushqime dhe mallra të tjera jetike. Më shumë se 700,000 njerëz janë prekur nga përmbytjet më të këqija në vend për gati 60 vjet, tha agjencia e OKB-së për refugjatët UNHCR, duke fajësuar ndryshimet klimatike. Vuajtjet e shkaktuara nga përmbytjet, duke përfshirë mungesën e ushqimit dhe sëmundjet, po ushtron presion mbi objektet shëndetësore, tha organizata bamirëse ndërkombëtare Médecins Sans Frontières, e cila operon në zonë.
Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për kequshqyerjen, me nivele të rënda të kequshqyerjes akute dy herë më të larta se pragu i OBSH-së dhe numri i fëmijëve të shtruar në spitalin tonë me kequshqyerje të rëndë është dyfishuar që nga fillimi i përmbytjeve.