Faturat e energjisë elektrike deri në muaj maj do të vijnë më lirë, dhe kjo është bërë në bazë të ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Kështu bëhet e ditur nga njoftimi i KEDS-it.
“Pra, mjetet do të derdhen në këtë kompani e nga aty tek prodhuesit. Kjo do të zgjasë nga janari deri në maj. Kjo nënkupton që shuma që e përfitojnë këta prodhues, do t’iu zbritet konsumatorëve.
Në bazë të kalkulimeve del që konsumatorëve do t’iu zbritet në faturat e tyre cmimi prej 0.0061 cent për kilovat/orë të shpenzuar nga tash deri në maj. Kjo nënkupton që nëse një konsumator ka shpenzuar 1000 kilovat/orë gjatë 1 muaji, fatura do t’i vije 6.1 euro më lirë.”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se Ekspertët e KESCO-s kanë bërpërgatitjet për implelementimin e kësaj zbritje të bëhen me kohë .
“Tashmë cdo gjë është gati dhe kjo zbritje ka filluar të implementohet në fatura.Cmimet e energjisë elektrike caktohen nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Këto cmime në Kosovë, sipas agjencisë zyrtare të statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat, janë më të lirat në Evropë.”, përfundon njoftimi.