spot_img

Një super lajm vjen për gjithë ata që dëshirojnë të punojnë në Gjermani

spot_img

Nga java e ardhshme, Gjermania do t’i lehtësojë kufizimet e udhëtimit për punëtorët sezonalë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Zonës Schengen. Lajmin e bëri të ditur ministrja gjermane e Bujqësisë, Julia Klöckner.

Pas rënies së numrit të rasteve të reja të koronavirusit dhe pas lehtësimit të masave të izolimit, ky vendim është hartuar për t’ia mundësuar planifikimet sektorit të bujqësisë në kohën kur fermerët po bëhen gati për sezonin e vjeljeve.

Vitin e kaluar, gati 300,000 punëtorë sezonalë u punësuan në këtë sektor në Gjermani. Shumica ishin nga Rumania dhe Polonia, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, me përhapjen e koronavirusit, Gjermania vendosi kufizime dhe lejoi një shifër prej maksimalisht 80,000 punëtorëve sezonalë për të hyrë në vend, ndonëse as gjysma e këtij numri nuk erdhi.

Sipas planeve të reja, të miratuara nga kancelarja Angela Merkel, punëdhënësit duhet të zbatojnë standarde të rrepta higjienike. Rregullat e reja do të vlejnë deri më 31 dhjetor.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img