spot_img

Njëmijë arsye pse Hashim Thaçi duhet të shkojë para drejtësisë për tradhti!

spot_img

NGA PROF. DR. ENVER BYTYÇI

Presidenti i Kosovës mundi ta largojë vëmendjen e publikut nga një skandal i padëgjuar i tij lidhur me kufijtë dhe territorin e vendit, të cilin ai është i detyruar më kushtetutë ta mbrojë. Në momëntin që Jeta Xharra botoi investigimin e saj në BIRN, me të cilin provon angazhimin e Thaçit për shkëmbimin e territoreve me Serbinë, ky i fundit shpiku akuzat ndaj kryetares së Parlamentit, Vjosa Osmani. Dhe në fakt ia arriti qëllimit. Përveçse goditi me shpifje kundërshtaren e tij të opsionit serb të ndarjes së Kosovës, Thaçi mundi ta tërheqë vëmendjen e publikut në tjetër drejtim, jo te skandali që implikon presidentin e Republikës së Kosovës në aktin e tradhtisë kombëtare!

Por faktet janë aty dhe i akuzuari i përhershëm, Hashim Thaçi nuk i përgënjeshtroi ato fakte. Dëshmitarët janë po aty. Bashkëpunëtorët e Thaçit po ashtu vazhdojnë të shijojnë privilegjet që ai u ka dhënë atyre. Megjithatë le të flasim për secilin komponent që përmendëm më lart:

1. Eshtë fakt se Hashim Thaçi ka lobuar për ndryshimin e kufijve dhe ndarjen e Kosovës. Po ndaloj të marr frymë vetëm në deklaratat e zotit Thaçi të periudhës gusht-shtator të vitit 2018:

TV ORA NEWS – shtator 2018 citon zotin Thaçi: “Korrigjimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura, të cilat do ta njohin njëri-tjetrin si shtete, do të jetë pjesë përbërse e demarkacionit të kufirit të gjatë 430 km”. Po ky TV transmeton se për të arritur qëllimin unë “kam propozuar opsionin e korrigjimit të kufirit me Serbinë. Kam argumentuar se marrëveshja eventuale e korrigjimit paqësor të kufirit me Serbinë, Kosovës i siguron njohjen nga Serbia…”

Sipas Ora News dhe mediave tjera, por dhe sipas videos që ekziston në të gjitha variantet, zoti Thaçi u angazhua hapur dhe me vendosmëri për ndryshimin e kufijve gjatë një diskutimi me krerët e shtetit e të qeverive ballkanike në Alpach të Austrisë gushtin e vitit 2018. Ai deklaroi në atë samit prerë dhe qartë se “angazhohet për korrigjimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve” dhe se “këtë ide do ta mbronte me këmbngulje”! Edhe pse presidenti i Serbisë, Vuçiq, i tha që “të mos i thoshte të gjitha” (dmth çfarë ata kishin biseduar në takime të fshehta), Thaçi, me guxim dhe i papenduar vazhdoi pohoi se “Po, po. Do të luftoj për ta realizuar këtë opsion”. Madje në atë samit zoti Thaçi kundërshtoi skeptikët dhe kritikët e kësaj teze, duke thënë se “korrigjimi i kufijve nuk e destabilizon rajonin” dhe se “Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë me korrigjim të kufijve nuk duhet të frikësojë askënd”!

Po në gusht 2018 presidenti i Kosovës replikoi nominalisht me të gjithë kundërshtarët e idesë së shkëmbimit të territoreve si Angela Merkel, Daniel Serëer, Carl Bild, Sali Berisha, Ramush Haradinaj, Ilir Meta dhe shumë të tjerë, duke iu kundërvënë këtyre me arrogancë të pazakontë. Në këto replika në secilin rast ai ripohon angazhimin e tij për ndyshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë më 9 tetor 2018 zoti Thaçi në postën elektronike të tij shtrembëroi një deklaratë të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, duke e paraqitur atë si mbështëtje të idesë së tij për ndryshimin e kufijve, ndërkohë që në atë deklaratë thuhej se “shtetet etnikisht homogjene nuk duhet të jenë objektiv në rajon”! Kjo e detyroi këtë komision të reagojë.

Një prokuror i angazhuar për ta provuar faktin se Hashim Thaçi ka lobuar dhe punuar për tjetërsimin e territorit të Kosovës, do të gjente me qindra dëshmi të tjera, të cilat nuk është vendi që t’i përmendim në këtë analizë.

2. Dhe një prokurori e përgjegjshme së paku për fatin e shtetit e kombit të vet, po ashtu dhe një gjykatë e tillë, ka për detyrë që të marrë në shqyrtim deklaratat e dëshmitarëve, të cilët konfirmojnë jo vetëm deklaratat e presidentit të Kosovës, por edhe lobimin e tij me paratë e taksapaguesve të vendit të tij për tjetërsimin e territorit. Paratë kanë dalë nga llogaritë bankare të Kosovës dhe thesari i shtetit. Janë adresuar te kompanitë e lobingjeve serbe e ruse në SHBA dhe në Europë. Nëse drejtësia gjurmon këto para dhe heton veprimtarinë e lobuesve, do të konstatojë se këta lobues kanë punuar për interesin serb dhe rus të Hashim Thaçit, si dhe për tjertërsimin e territorit të vendit, d.m.th kundër Kosovës.

Indicie e mjaftueshme për këtë janë deklarimet në BIRN, ku jepen fakte se më 28 maj të vitit 2018 përmes një kontrate të nënshkruar nga ministrja Dhurata Hoxha i janë paguar kompanisë me seli në Paris “Majorelle PR & Events” 168 mijë Euro me qëllim promovimin e “pozicionit të Kosovës” për “korrigjim territoresh”. Këtë e provon deklarimi i korrespodentit për Evuropën Qendrore i gazetës “Le Monde”, Jean-Baptiste Chastand.

Ndërkaq, diplomati, studiuesi dhe akademiku amerikan, David Phillips, sipas BIRN, ka deklaruar se “Gjatë vjeshtës së vitit 2018, Hashimi [Thaçi] “më kërkoi që të përgatisja një punim në përkrahje të shkëmbimit të territoreve. Unë nuk besoj që ndarja është në interes të Kosovës dhe kurrë nuk do të bëja diçka që nuk është në interes të Kosovës, prandaj e refuzova”. Ndërkaq ai hedh dritë edhe mbi një fakt tjetër presioni ndaj tij, kur thotë se “gjatë udhëtimit, (në Kosovë) i dërgova vajzat e mia binjake 15- vjeçare që ta takonin Presidentin Thaçi. Në sy të fëmijëve të mi, ai më akuzoi që isha i korruptuar. Ai më pyeti: ‘Kush të ka paguar që të kundërshtosh propozimin tim rreth shkëmbimit të territoreve? E di që jeni shitur, prej nga kanë ardhur ato para?” Kjo dëshmi është tronditëse, sepse nuk dëshmon thjesht për ide, por edhe për angazhim konkret të presidentit të Kosovës në shkelje të nenit 2, pikës 2 të Kushtetutës, gjë për të cilën ai duhet akuzuar për një vepër penale, e cila dënohet jo më pak se 15 vjet heqje lirie.

Dëshmitar tjetër i kësaj veprimtarie është edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, i cili në TV Dukagjini u deklarua javën e kaluar që zoti Thaçi i ka shpjeguar planin e tij për ndryshimin e kufijve, sipas të cilit dy-tri komuna të Kosovës do t’i jepeshin Serbisë dhe Mitrovica do kishte status special. Por jo vetëm kaq. Presidenti Thaçi i ka kërkuar atij mbështetje për realizimin e këtij plani dhe në këmbim e ka garantuar se zoti Bahtiri do të ishte kryetar i Komunës së bashkuar të Mitrovicës. Një prokuror dhe një gjykatës i përgjegjshëm për fatin e vendit të tij do të gjente dhjetra dëshmitarë të tillë dhe do të plotësonte një dosje të pakonstestueshme në ngarkim të fajësisë së Hashim Thaçit.

3. Por prokurorë e gjykatës të tillë kanë mundësi të mbledhin prova edhe nga bashkëpunëtorët e zotit Thaçi. P.sh mund të shërbënte si i tillë Baton Haxhiu. Deklarimet dhe intervistat që ai ka dhënë përmbajnë fakte pa fund me të cilat Haxhiu ka mbrojtur idenë e zotit Thaçi, Edi Ramës dhe Alëksandër Vuçiq për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Mjafton të përdoret google. Po ashtu duhen hetuar gjithashtu disa bashkëpunëtorë të tjerë si ish-zevendës ministri i Jashtëm, zoti Selimi. Por edhe ambasadori i Kosovës në Paris, Qëndrim Gashi, të cilin e dekonspiron gazetari i “Le Mond” e për të cilën gjë flitet në BIRN.

Jam i bindur se nuk janë vetëm këta bashkëpunëtorë të Hashim Thaçit në aventurën antiligjore e antikushtetuese të ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe shumë të tjerë. Esht; gjithashtu e ditur se për ta realizuar këtë qëllim nuk janë përdorur vetëm paratë e shtetit të Kosovës, por me shumicë, me lopatë, janë përdorur paratë e shtetit të Serbisë, të Beogradit.

Në rastin e një hetimi dhe gjykimi të veprimtarisë antishtetërore dhe antikombëtare të Hashim Thaçit ka vend të sqarohen shumë enigma tjera: P.sh pse ndryshoi kahja e bashkëpunimit të tij nga orientimi te lobi proshqiptar te lobi proserb dhe prorus në SHBA?! Pse në Bruksel dhe në Europë ai u mbështet te politikanët ekstremistë të saj, të cilët njihen për lidhje të ngushta me Moskën dhe për synimin e përbashkët me Kremlinin për dezintegrimin e BE-së? Pse pikërisht në këtë periudhë Hashim Thaçi u shndërrua në një antieuropian i përkushtuar, njësoj si lobistët serbë e rusë në SHBA e vendet e Europës?! Ka njëmijë enigma që të çojnë te burimi i marrëzisë së padëgjuar ndonjëherë në historinë e shteteve në botë, kur presidenti i një vendi e thërret vendin dhunues të bashkëkombasve të tij për t’i falë territore!

NGJARJE TË TJERA

spot_img