spot_img

Njihuni me 8-vjeçarin shqiptar që рunon më shumë se një i rritur

spot_img

Ju me siguri do të mbeteni të magjepsur nga pasioni dhe puna e tij. Ai është 8 vjeç dhe tashmë riparon kamionë të rëndë. Quhet Enloen Kajo me banim në Berat.

Por në fakt nuk duket dhe aq e rastësishme. Gjeneza e familjes së tij ka një historik me kamionët. Duke parë familjen e Enloenit, jo rastësisht gjatë ditëve të pushimit ai është gjithnjë në sevis i lyer me graso nga koka te këmbët, duke rregulluar defektet e kamionëve. Servisi i familjes Kajo ë këndi i lojërave por edhe vendi i punës për 8-vjeçarin.

Enloeni: Unë jam në klasë së tretë dhe kam filluar që 2 vjeç e gjysmë të vij te servisi. Unë punoj këtu pasi ndihmoj babin dhe xhaxhain.

Gazetarja: Përse vendose të ndihmosh babait, dhe jo të luash me makina? Enloeni: Se kam qejf të punoj me makina të madha, jo me makina të vogla. Ato janë shumë të vogla dhe nuk bëjnë më për mua. Kur isha i vogël lozja me to, tani luan vëllain pasi ai është 3 vjec e gjysmë.

Unë kam filluar që 2 vjeç e gjysmë dhe e kam marrë vetë zanatin duke parë. Gazetarja: Sa të paguajnë? Enloeni: 5 mijë lekë çdo të shtunë. Gazetarja: Meriton më shumë?

Enloeni: Sepse jam i aftë dhe unë meritoj 10 mijë lekë çdo të shtunë, sepse jam shumë i aftë. Aftësitë e të voglit Enloen kanë çuditur të rriturit që vijnë në servis për të kontrolluar automjetet. Më këtë zotësi, babai i tij thotë se 8-vjeçari ka arritur të sigurojë edhe klientelën e tij besnike.

“Ne kemi dëshirë që ai të vazhdojë me këtë rrugë që ka marrë. Njerëzit fillimisht kur vijnë për problemet e tyre habiten kur shohin djalin e vogël është i lyer komplet me graso. Ata habiten me aftësinë e tij”, thotë Drini Kajo, babai Enloenit.

Babai thotë se do të insetojë për të birin e tij që në të ardhmen ndryshe nga ai të bëhet inxhinier mekanike që të punojë në industrinë e automjeteve më të rëndësishme në botë. “Unë dua të bëhet një inxhinier i zoti që të punoj për Mercedesin, Volvon, Ferrarin. Ky është plani im”.

Rregulli numër një për Enlonit që do të bëhet inxhinier mekanike është të vizitojë servisin njëherë në javë dhe të vazhdojë të jetë i pari i klasës në mësime. Nëse rezultatet e Enloenit pësojnë rënie, menjëherë babai dhe xhaxhallarët vendosin ta shkarkojnë nga puna./TCh

NGJARJE TË TJERA

spot_img