Një tjetër talent e artist i ri është gati të pushtojë tregun muzikor. Po flasim për Orges, i cili është rritur me muzikë e kudo e në çdo ditë e vend e ka shoqëruar muzika.
Por djaloshi që ka lindur në Zürich dhe jetuar më pas në Londër por origjina e tij është nga Prishtina, ka një vit që ka filluar të punoj më seriozisht projektet e tij muzikore.
Orgesi ka një stil unik në muzikën Rap Hip-Hop por dhe një zë të trashëguar dhe artistët e njohur pasi është nipi i Sabri dhe Ermal Fejzullahut, e marrin vesh se projektin që do vij ka bashkëpunuar me labelin ku ai është pjesë me “Mrm Recordz” me qendër në Zvicër.
Por artisti i ri ndjek shumë muzikën shqiptare duke veçuar artistët më të mirë si: Ermal Fejzullahu, Dafina Zeqiri, Mc Kresha, e ne jemi të sigurt se shumë shpejt edhe ai do të jetë një emër i madh në skenën shqiptare.BS