Samuel Eto’o po mendon për një rikthim të papritur në futboll, në moshën 39 vjeçare. Sulmuesi nga Kameruni në vitin 2019 vendosi të largohej nga futbolli i luajtur , pas një aventure të fundit në Katar. Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Interit, është lidhur ditët e fundit me një transferim te Racing Murcia, që luan në nivelin e tretë spanjoll.
Murcia sezonin e kaluar siguroi një vend në ligën e tretë spanjolle, teksa në klub kanë investuar disa investitorë të jashtëm, që kanë synime të mëdha me klubin dhe po mendojnë përforcimin e ekipi. Kujtojmë që Samuel Eto’o gjatë karrierës së tij ka fituar shumë tituj të rëndësishëm, përfshirë Ligën e Kampionëve me Barcelonën dhe Interin.