spot_img

Njomaket e Gjinocit shpallen kampion të Republikës

spot_img

KV Gjinoci është shpallur kampion i Kosovës në grupmoshën nën 16-vjeç, të dielën mbrëma, pasi tregoi paraqitje brilante në finale kundër Malishevës, në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sporteve.

Vashat e drejtuara nga trajnerja Rudina Berisha ishin në top formë dhe treguan dhëmbët qysh në setin e parë, të cilin e fituan 25-20, pas një rezistenceje të fortë nga ekipi malishevas.

Në setin e dytë, Gjinoci ishte më dominues dhe arriti të thellojë epërsinë nga seti i parë, duke fituar 25-16 për t’u shpallur kampion i Kosovës.

Trofeu u dhurua nga Komesari i Garave, Ardian Ibraj, ndërsa medaljet për ekipet u ndanë nga ish-volebollistët dhe gjyqtarët Agim Lumi dhe Lulëzim Gërguri.

Federata e Volejbollit të Kosovës uron KV Gjinocin për paraqitjet brilante të treguara, ndërsa i uron më shumë fat në garat e ardhshme Malishevës.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img