spot_img

Nora Gjakova fiton medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos

spot_img

Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në Montpellier të Francës në kategorinë deri 57 kilogramë.

Për medalje të bronztë, Nora e mposhti gjermanen Seija Ballhaus. Ndaj saj fitoi me Ippon në kohën shtesë.

Nora në fakt deri në finale nuk ishte në ditën më të mirë të saj, por megjithatë vazhdoi të jetë në podiumin e Kampionateve Evropiane.

Si bartëse e dytë, në raundin e parë ishte e lirë. Në raundin e dytë e mposhti polaken Arleta Podolak.

Podolak pësoi shpejtë tri dënime dhe kështu Nora avancoi. Në çerekfinale, xhudisten kosovare e mposhti gjermanja Pauline Starke. Ajo realizoi uazari në kohën shtesë. Raundin e parë të repesazhit, Nora e kaloi pa luftë, pasi izraelitja Timna Nelson Levy nuk doli fare në tatami.

Për Norën është medalja e shtatë në Kampionate Evropiane. Ka një të artë, një të argjendtë dhe pesë të bronzta.

Për Kosovën është medalja e 21-të nga Kampionatet Evropiane për seniorë.

Kosova do të synojë medalje edhe të shtunën kur në Montpellier të Francës garojnë Akil Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka.

NGJARJE TË TJERA

spot_img