Noti i Kosovës lë shumë për të dëshiruar në arenën ndërkombëtare. Notarët tanë kanë dëshpëruar në Lojërat Mesdhetare sot. Alush Telaku ka përfunduar në vendin e fundit nga gjashtë garues sa ishin pjesë e disiplinës 200 metra delfin.
Ai e mbylli garën për kohën 2 minuta, 13 sekonda dhe 84 të qindrat, 15 sekonda e 35 të qindtat prapa vendit të parë, i cili i takoi italianit Antonino Faraci.
E eksperiencë të njëjtë sot pati edhe notarja Vanesa Beka, e cila e mbylli garën në vendin e fundit në disiplinën bretkosë.
Ajo arriti në cak për kohën 37,14 sekonda, 6 sekonda prapa lideres italiane, Lisa Angiolini nga pesë notare sa i pati kjo garë