Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani pritet të largohet nga skuadra e Dinamo Bucurestit.
Selmani nuk e ka vazhduar ende kontratën me klubin rumun që skadon në fund të këtij sezoni, shkruan Indeksonline
Siç mësohet, sulmuesi “dardan” tashmë ka shumë oferta në tavolinë.
Skuadrat nuk janë mësuar ende, por raportohet se janë nga Bundesliga 2 e Gjermanisë, Polonia dhe Zvicra.
Selmani gjatë këtij sezoni ka shënuar 13 gola dhe ka bërë gjashtë asiste.