Dasma e Cecës dhe Arkanit ishte dasma e shekullit, por askush nuk e ka ditur se çka është dashur të bëj dhëndri që të martohet me këngëtaren serbe.
Ceca dhe Zelko Raznatovic Arkan janë martuar me 19 shkurt të vitit 1995.
Arkanit së pari i është dashur të merr bekimin e kishës, sepse ka qenë 21 vjet më i vjetër se Ceca dhe ka pasur disa martesa të dështuara pas vetës. Dasmën e tyre e kanë përcjellë edhe mediumet më të mëdha si BBC dhe CNN.
Këngëtarja ka shkëlqyer në fustanin e dizejnatorit grek Dimitrios, ndërsa Arkani ka veshur uniformën e ushtrisë nga Lufta e Parë Botërore.
Ceremonia e kurorëzimit në kishë është bërë në kishën “Shën Gavrili”, ndërsa festa ka vazhduar në hotelin “Interkontinental” në Beograd. Torta e dasmës ka qenë 5 katëshe ndërsa ka peshuar 70 kilogram.
Shpenzimet totale të dasmës ka qenë 100 mijë markë, ndërsa pagesën e ka bërë shoku i Akranit nga Italia Giovani di Stefano.