Skuadra e Barcelonës shënoi një tjetër fitore në La Liga, ku mposhti rivalin lokal, Espanyolin me shifrat 3:1.
Trajneri gjerman, Hansi Flick pas ndeshjes deklaroi se skuadra e tij është në formë të jashtëzakonshme dhe se nuk i frikësohet askujt për momentin, shkruan Indeksonline
“Nuk kam frikë nga asgjë dhe askush. Ne përgatisim gjithçka sa më mirë ëq mundemi dhe kemi besim te skuadra.. Ata gjithmonë po japin 100% dhe tifozët janë të lumtur kur shohin lojtarët. Ne do të vazhdojmë kështu”, u shpreh trajneri Hansi Flick
Skuadra e Barcelonës tani është me 33 pikë në pozitën e parë, nëntë pikë më shumë se vendi i dytë, Real Madrid (24) që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.