Njëherë fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema ka reaguar, pasi ish bashkëlojtari i tij te Real Madrid, Vinicius Junior nuk e fitoi Topin e Artë.
Sipas francezit Vinicius e ka merituar këtë çmim.
“Topi i Artë duhej të ishte Vinicius Jr.Nuk dua të flas për France Football. Vinicius bëri shumë përpjekje, kur Real Madridi u bë kampion i Europës, ai ishte vendimtar në çdo ndeshje. Ai e meritonte Topin e Artë” përfundoi lojtari Al-Ittihad Club.