spot_img

“Nuk ka rëndësi kush luan e kush jo”, Bajrami para duelit me Spanjën: Jam gati të luaj kudo për Kombëtaren

spot_img

Teksa sfida me Spanjën është vetëm dy ditë larg, përgatitjet e Kombëtares shqiptare vijojnë, aty ku do të kërkohet arritja historike, fitorja.

Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami, u shpreh për mediat se skuadra luan kundër një kundërshtari tepër të fortë dhe se gjithashtu është gati të luajë në çdo pozicion që do i ofrojë Sylvinho.

“E dimë të gjithë që Spanja është favorite për fitimin e Europianit. Duhet ta përgatitim mirë ndeshjen dhe të jemi gati. Të bëjmë maksimumin të gjithë, nuk ka rëndësi kush luan dhe kush jo.

Me Italinë as vetë nuk e pritëm që do e fillonim aq mirë, por ata shënuan dy gola më pas. Patëm rast edhe me Manajn për të barazuar. Me Kroacinë zhvilluam një ndeshje shumë të bukur, treguar që jemi aty.

Spanja ka kualitete, nuk ka rëndësi kush luan nga ata. ne të fokusohemi te loja jonë dhe kualitetet tona. Dhe të japim maksimumin.

Lamine Yamal është shumë i fortë, por edhe Morata dhe Fabian Ruiz. Ndërkohë që Rodri nuk luan, pasi ka dy kartonë të verdhë.

E dimë që Spanja është jo vetëm ekip i fortë, por favorit për mua për fitimin e Europianit. Të japim maksimumin dhe t’i japim gola rastet që do të kemi. Është një turne që nuk ka shumë raste, të jemi më konkretë te shënimi i golit.

Pozicioni? Ndaj Italisë luajta mesfushor, me Kroacinë luajta në krah. Sylvinho më pyeti nëse mund të luaja në krah. I thashë po, pasi jam gati të luaj kudo për Kombëtaren.

Në futboll nuk ka dhurata, kështu që të fokusohemi te loja jonë dhe kualitetet që kemi. Të luftojmë për çdo top.

Goditjet në portë? Do provoj edhe me Spanjën. Edhe Asani e Asllani kanë goditje shumë të mira. Spanja do të na vendosë në presion, kështu që të shfrytëzojmë edhe goditjet nga zona e 16 metrave.

Jam gati të luaj në çdo pozitë, mesfushë apo krah. Do të jap maksimumin ku të më vendosë trajneri. Do kemi rastet tona në kundërsulm, por të jemi më konkretë. Patëm raste edhe me Italinë e Kroacinë. Me Spanjën duhet t’i bëjmë gola.

Goli me Italinë? Më mirë kisha dhënë golin e fundit me Italinë që të fitonim 1-0. Nuk e dija se u futa në historinë e Europianit, jam shumë i lumtur.

Rotacion te Spanja? Po luajmë një Europian me skuadra shumë të forta. Nuk ka ekip të parë, të dytë apo të tretë për mua. Të gjithë kanë kualitet, por ne duhet të përgatitemi sa më mirë. Të futemi në ndeshje për të luftuar për çdo pikë dhe çdo top.

Besoj se fazën mbrojtëse kemi bërë dy ndeshje të mira. Por të jemi më konkretë në sulm, pasi kemi pasur raste. Duhet të kërkojmë edhe golin e dytë dhe të tretë, jo vetëm 1-0.

Tifozët? Spanja do të na bëjë shumë presion, kështu që në mbrojtje të jemi si ndaj Italisë dhe Kroacisë. Kemi kualitete në kundërsulm. Shpresoj që të gjithë tifozët kuqezi do të na mbështesin, në stadium dhe jashtë.

Presioni? Presion nuk kemi më, është ndeshja e tretë. Ne nuk jemi Spanja apo Franca, që kemi shumë raste. T’i bëjmë gola ato rastet që kemi. Është një arritje e madhe t’i shënojmë dy gola Kroacisë dhe gol Italisë.

Besoj se të gjithë e dimë ndeshjen me Serbinë, por nuk dua të futëm aty. Ndeshja më e bukur ishte me Çekinë atje. Jo sepse shënova unë, por gjithë ato tifozë, ishte shumë e bukur. Edhe ndeshja me Portugalinë kur shënoi Balaj“, u shpreh Bajrami.

Top Channel

NGJARJE TË TJERA

spot_img