Nuk kanë fund telashet për sulmuesin brazilian Nejmar. Kohët e fundit ka dalë në skenë një tjetër tradhti ndaj partneres së tij, Bruna Biankardi, me të cilën po pret fëmijën e dytë. Por këtë herë tradhtia e tij është paksa më e komplikuar se të mëparshmet.
Mediat braziliane kanë publikuar lajmet se Nejmar ka qenë në një festë me 20 eskorta dhe një prej tyre deklaroi se kishe bërë një treshe me sulmuesin brazilian dhe një femër tjetër.
Tashmë në skenë ka dalë pjesëmarrësja tjetër e treshes, modelja 21-vjeccare Najara Macedo, e cila ka treguar në një emision televiziv fillimisht se ishte paguar rreth 3200 euro për pjesëmarrjen në festën e organizuar në vilën e një politikani brazilian.
Më pas, në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se ka kryer testin e shtatzënisë dhe se eshtë shtatzënë.
Ajo bëri të ditur se do të kërkonte testin e ADN-së, për të vërtetuar se fëmija ishte i Nejmar.