spot_img

Nuk lidhet me zbehjen e ndjenjës Shqipëri-Kosovë! Nuk duam askënd përveç vetes, por Ilir Daja dhe Ismet Munishi mund të duhen të dy njëkohësisht

spot_img

Koment nga Klaudio Ndreca

Ilir Daja dhe Ismet Munishi në Kosovë dhe Shqipëri janë kthyer aq shumë të komentuar në mediat sportive, si një dyshe Pep Guardiola dhe Jose Mourinho. Dhe gjithmonë është i njëjti variant që mbizotëron, nëse pëlqen Ilir Dajën, urren Ismet Munishin. Nëse urren Ilir Dajën, pëlqen Ismet Munishin.

Por a mund të duhen të dy këta trajner njëkohësisht? Sigurisht që po dhe ka shumë arsye për t’i veçuar nga të gjithë të tjerët. Ilir Daja, rezultatet flasin vet, trajneri shqiptar më i suksesshëm. Nëse ekziston një trajner i joni që mund t’i besosh çelësat e së shenjtës Shqipëri, është pikërisht ky, Daja, verbërisht madje.

Ka fituar kudo ka shkuar, mjafton të ketë dorën e lirë dhe hapësirën e nevojshme, për gjithçka tjetër kujdeset vet trajneri në fjalë. Nga ana tjetër është Ismet Munishi, i ka treguar vlerat e tij si trajner dhe në nxjerrjen e lojtarëve që më herët ishin “të panjohur”, ka pasur sukses. Gjithashtu ka edhe një vlerë të madhe që nuk duhet ta harrojmë, me të, bota nuk është kurrë e mërzitshme.

Zakonisht trajnerët nuk ndryshojnë nga njëri-tjetrin: “Të shohim ndeshjen e radhës”, janë fjalët më të përdorura që e kthejnë të mërzitshëm këtë sport dhe pak atraktiv për shikuesit. Jo më kot edhe në rastin e Pep Guardiola apo Mourinho-s, që vazhdojnë thumbimet me njëri-tjetrin në distancë, interesi në ndeshjen e tyre me njëri-tjetrin shkon në majën më të lartë, ndryshe nga ndeshjet e tjera.

Por ajo që duhet sqaruar njëherë e përgjithmonë, është se gjuha e urrejtjes shpeshherë kundër Ilir Dajës nuk është për shkakun e një ndjenje të humbur patriotizmi Shqipëri-Kosovë. I vetmi shpjegim është fakti se ne shqiptarët kemi ende shumë për të punuar me veten tonë. Gjithmonë ekziston xhelozia e punës së tjetrit, i vuajmë deri në sëmundje sukseset e të tjerëve dhe nuk duam askënd, përveç vetes.

E këtu nuk po flasim vetëm për patriotizmin e 90 minutave në një ndeshje të Kombëtares, ku hedhim valle dhe këndojmë për Adem Jasharin dhe sapo hapet dera e stadiumit, porosisim vr.asjen e familjarëve tanë për…para dhe pushtet.

Të gjithë këtë ide e mbështesim edhe një shembull konkret. Në momentin kur emisioni kushtuar Kombëtares, i Sport Ekspres, Koha Shtesë, mori jetë, të pafundme ishin mesazhet e ardhura nga gazetarët në Kosovë që na uronin për intervistat e zhvilluara me lojtarët e Kombëtares dhe gjithë punën e bërë, një risi në mediat shqiptare.

Fare pak ishin gazetarët nga Shqipëria që ndanin të njëjtin mendim apo zgjidhnin që të flisnin po këto fjalë, kaq të mira, përkundrazi… Fabula? E kuptueshme besoj! E njëjta është edhe situata e Ilir Dajës në Kosovë. Kur Ilir Daja kishte suksese të mëdha në Shqipëri, në Kosovë e donin të gjithë çmendurisht. E në momentin që Daja shkoi në Kosovë, të gjithë e duan çmendurisht në Shqipëri, por jo në Kosovë.

E thënë ndryshe, të jeni të bindur se nëse ky sukses i Ilir Dajës me Ballkanin, do të bëhej në Shqipëri, sërish po të gjithë njerëzit që sot urrejnë dhe shpeshherë e ofendojnë në emisione, do të thonin fjalët më të mira për të.

E sa i përket Ismet Munishit, ai nuk i përket këtij grupi njerëzish, që xhelozojnë deri në sëmundje dhe hedhin vrer për punën e tjetrit. Përpos gjithçkaje të krijuar, vet Munishi u shpreh disa kohë më parë në “Dribling”: “Kam shumë raporte korrekte me Ilir Dajën, është një trajner shumë i mirë, fantastik, po përjeton një nga momentet më të mira të karrierës së tij”. Dhe më pas nuk mund të mungonte një “thumb” “alla Munishi”, por pa kaluar asnjë lloj limiti. “Ia kam lënë unë Ballkanin gati, nuk ka pasur nevojë për shumë punë”, do të shprehej Munishi mes të qeshurave.

Dhe Shqipëria ka nevojë për shumë njerëz si Ismet Munishi, jo vetëm në botën e sportit. “Në kohët e sotme njerëzit janë me maska, flasin atë që të tjerët kanë qejf të dëgjojnë. Për mua është interesant kur njeriu është vetvetja, edhe kur gabon ndonjëherë, se ne jemi të gabueshëm”, do të shprehej Munishi po në intervistën e dhënë për “Dribling”.

Ky ndoshta është problemi ynë më i madh dhe për këtë arsye ky trajner është një shembull më vete. Pavarësisht nëse një ide është e gabuar apo jo, ajo duhet thënë dhe nuk duhet përdorur kurrë “maska”. Edhe vet Ilir Daja e di fare mirë se edhe kolegët e tij të tjerë nuk thonë fjalët më të mira për të, por ndryshe nga këta të fundit, Ismet Munishi ka guximin për ta thënë gjithçka hapur dhe në sy, sado e gabuar qoftë ajo. Të dashurosh Ilir Dajën dhe Ismet Munishin nuk është një mëkat, përkundrazi, janë dy shembuj nga të cilët njerëzit kanë shumëçka për të përfituar përtej pjesës futbollistike. /Sport Ekspres/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img