Pas startit të mirë në stinorin pranveror, me fitoren ndaj Feronikelit 74’, Ferizaj nuk ndalet edhe në prurjet e reja. Së fundi klubi që udhëheqet nga Presidenti Lulzim Abazi ka prezantuar mbrojtësin, Franko Lamçe!
Ferizaj pas 19 jave është larguar nga zona e rrezikshme, duke kaluar në pozitën e shtatë me 23 pikë.
Ndërkaq më posht e gjeni njoftimin e klubit ferizajas, për prurjen e fundit:
Jemi të lumtur të prezantojmë përforcimin tonë më të ri në qendër të mbrojtjes, Franko Lamçe! 💪🔥
Lamçe vjen te FC Ferizaj me përvojë të madhe nga Superliga e Shqipërisë dhe kampionati grek, duke sjellë siguri dhe forcë në repartin defensiv.
Mbrojtësi i talentuar së fundmi ishte pjesë e GS Ilioupolis, ndërsa më parë ka luajtur për FC Kukësi. Tani është gati të japë maksimumin për ngjyrat tona! 💙⚽
Forca Ferizaj! 🔥🔵 #MirëSeVjenLamçe #FCFerizaj #ForcaFerizaj