Skuadra e FC Ferizaj e ka marr më shumë se seriozisht ikjen nga zona e rrezikshme në tabelë. Menjëherë pas përfundimit të pjesë së parë të kampionatit, Presidenti i klubit, Lulzim Abazi e ka prezantuar përforcimin e ri, Antonio Ilieski. Menjëherë pas firmosjes me mbrojtësin 28 vjeçar, ferizajasit e kanë bërë publike lajmin!
Postimin e plotë të skuadrës ferizajase e gjeni më posht:
𝐌𝐢𝐫𝐞̈𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐀𝐧𝐭𝐨𝐧𝐢𝐨 𝐈𝐥𝐢𝐞𝐬𝐤𝐢 🤝
FC Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e qendrës, Antonio Ilieski. Futbollisti 28-vjeçar është një përforcim i rëndësishëm për skuadrën, duke sjellë lartësi e eksperiencë në vijën e mbrojtjes.
Antonio Ilieski, që së fundmi ka qenë pjesë e klubit Voska Sport në Maqedoninë e Veriut, më parë ka luajtur për klube të njohura si Renova, Flamurtari i Vlorës, Kukësi.
FC Ferizaj është i sigurt që me ardhjen e Ilieskit, skuadra do të përforcohet në mbrojtje dhe do të rrisë mundësitë për të pasur një sezon të suksesshëm.
Mirësevjen në Ferizaj, Antonio! Urojmë që të kesh shumë suksese dhe të kontribuosh për arritjet e mëdha të ekipit në vitet që vijnë! 🔵💙